Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj: Do rrisim cilësinë! Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

Transformimi i shërbimit të transportit publik në këto tetë vite falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve private, që operojnë në linjat kryeqytetase, ishte fokusi i diskutimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me përfaqësuesit e shoqatës së transportit. Veliaj njoftoi se Bashkia e Tiranës po harton një plan 5-vjeçar për transformimin e mëtejshëm të këtij sektori mjaft të rëndësishëm shërbimi për qytetarët, e për këtë qëllim po zhvillohen edhe dëgjesa me të gjithë operatorët që operojnë në këtë fushë.

Ai kujtoi se Tiranës i janë shtuar 3 linja të reja, të cilat kanë dyfishuar mbulimin me shërbim urban, teksa theksoi disa fakte dhe shifra që tregojnë përmirësimin e shërbimit.

“Disa gjëra janë bërë mirë dhe këtu merita nuk i takon për kompanive të transportit apo Bashkisë së Tiranës, por është një meritë e përbashkët. Në Tiranë janë shtuar tre linja të reja, që nuk i kemi pasur më parë, kemi shkuar në 375 km mbulim, nga 169 km që kishim; do thotë se shërbimi ofrohet dyfish në numër kilometrash dhe itinerarësh që përshkojnë qytetin e Tiranës. Ndoshta, për dikë që është rritur në Tiranë dhe bën vetëm një punë rutinore, pra përdor vetëm një linjë, ta zëmë Kinostudio-Kombinat, nuk e ndjen shume ndryshimin, por me Tiranën metropolitane, numri i kilometrave është më shumë se dyfishuar. Linjat rrethqytetase kemi pasur vetëm 8, sot janë dyfishuar: Kemi 17 linja ndërqytetase. Ideja ka qenë të bëjmë një kohezion më të madh mes Tiranës rurale dhe Tiranës urbane,” u shpreh kryebashkiaku.

Ka ende në vitin 2023 njerëz që u thonë “të ardhur” atyre që vijnë nga rrethet - tha Veliaj - por rritja e Tiranës është e pashmangshme dhe si pasojë, edhe përshtatja e këtij shërbimi utilitar është i tillë. Veliaj vuri në dukje punën e bërë nga kompanitë e transportit, të cilat kanë shtuar flotën e mjeteve, duke rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët që e përdorin atë.

“Vetëm në linjat ndërqytetase kemi kaluar nga 55 mjete në 110 mjete. Pra, dyfishim. Meritën më të madhe e ka jo vetëm bashkia që vë rregulla, por edhe ai që ka marrë riskun dhe ka blerë mjete. Falë këtij risku dhe kësaj sipërmarrjeje është bërë jetesa më e lehtë. Nga 55 në 110 mjete për të sjellë dhe marrë në Tiranë, sidomos në kohën e pikut, kur një pjesë e fuqisë punëtore për Tiranën urbane vjen ose nga Tirana rurale, ose nga ana tjetër e lumit, që është Kamza, Vora, Fushë-Kruja, ndonjëherë edhe nga Durrësi, duke përdorur edhe linjat klasike, ndaj kjo është edhe merita juaj,” tha Veliaj, duke nënvizuar se kjo ka sjellë uljen e kohës së pritjes së qytetarëve në stacion nga 37 minuta që ishte më parë, sot mesatarja është 7 minuta.

“Është ende larg, nuk është akoma aty ku duhet të jetë, megjithatë është prapë dita me natën nga çka ka qene, nga 37 minuta në 7 minuta”, theksoi Veliaj. Ai shtoi se synimi është që koha e pritjes të shkojë në 3 minuta për të gjitha linjat.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion