Një tjetër lagje në kryeqytet është transformuar tërësisht duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet e saj dhe me punëtorët për ndërtimin e një lulishteje të re në zonën e Saukut dhe asfaltimin e rrugicave sëbashku me infrastrukturën nëntokësore që e lidhin këtë lagje me rrugën “Hermann Gmeiner” duke zgjidhur në këtë mënyrë një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve ‘90.
Bashkë me asfaltimin, për herë të parë kjo lagje do të ketë edhe sistem ndriçimi si dhe hapësira të dedikuara për të pushuar. Ashtu siç ka premtuar kryebashkiaku Veliaj, çdo vit Bashkia e Tiranës rehabiliton 50 blloqe banimi, duke përmirësuar tërësisht kushtet e jetesës së banorëve.
Komento