Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përsëriti edhe një herë thirrjen për transparencë në gjyqin ndaj Ilir Metës. Ajo tha se seancat gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun dhe se ky është një parim që Shqipëria duhet ta përmbushë për sa kohë aspiron edhe integrimin në BE.
“Është detyrim i pakapërcyeshëm transparenca maksimale për procesin e gjykimit ndaj ish Kryeministrit, ish Presidentit dhe ish Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, si një çështje me interes të lartë publik. Parimi që seancat gjyqësore janë të hapura për publikun duhet të zbatohet plotësisht në këtë proces. Duhet të garantohet transmetimi i drejtpërdrejtë (live) i të gjithë gjykimit deri në përfundim.
Në funksion të transparencës, çdo media dhe gazetar duhet të ketë mundësinë ta ndjekë dhe ta transmetojë këtë proces pa asnjë kufizim. Shqipëria, që sot negocion grup-kapitullin e themeleve, i cili përfshin shtetin e së drejtës, demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore të njeriut dhe lirinë e mediave, veçanërisht lirinë e shprehjes, i ka këto detyrime për t’i përmbushur jo thjesht për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për qytetarët e saj”, tha Xhixho.
Ndërkohë, ish-presidenti Ilir Meta, reagoi pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke vënë në dukje se kushtet e trajtimit të tij janë çnjerëzore dhe denoncoi mbajtjen në kafaz gjatë gjyqit, sikur të ishte terrorist. Meta shkruan me ironi se mbahet në kafazin me 5 yje, duke iu referuar deklaratës së prokurorit Ols Dado në seancën për Veliajn, i cili e krahasaoi kafazin dhe kushtet e GJKKO-së si hotel me 5 yje.
"Këto konstatime të vërteta të KShH nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në kafazin “me 5 yje”, por për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze", shkroi Meta.
Në rrjetet sociale Meta shkruan se rasti i tij sjell realitetin e mënyrës si trajtohen të paraburgosurit, përfshirë edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.

Ish-presidenti Ilir Meta, reagoi pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke vënë në dukje se kushtet e trajtimit të tij janë çnjerëzore dhe denoncoi mbajtjen në kafaz gjatë gjyqit, sikur të ishte terrorist. Në rrjetet sociale Meta shkruan se rasti i tij sjell realitetin e mënyrës si trajtohen të paraburgosurit, përfshirë edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.
Ish-presidenti sjell në vëmendje se paraburgimi nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie, duke mohuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Duke iu referuar kërkesës për seanca publike, Meta thotë se garantimi i transparencës para publikut nuk është privilegj, por detyrim ligjor dhe standard minimal i një shteti demokratik. Në fund, ai u bën thirrje institucioneve të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për çdo person të privuar nga liria.
“Falenderoj Komitetin Shqiptar të Helsinkit për raportin profesional dhe të paanshëm, që konstaton shkeljet flagrante të të drejtave të mia themelore njerëzore dhe politike në paraburgim, i shndërruar nga Edi Rama në instrument ndëshkimi dhe persekutimi njerëzor dhe politik ndaj meje. Këto konstatime të vërteta të KShH nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në kafazin “me 5 yje”, por për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.
Paraburgimi vlen vetëm në funksion të hetimit në raste ekstreme, kur është i domosdoshëm dhe për një kohë të kufizuar, por kurrë nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie duke dhunuar procesin e rregullt ligjor dhe gjyqësor, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë e palëve në proces. Respektimi i Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor, i prezumimit të pafajësisë, i barazisë para ligjit dhe të palëve në proces, si dhe garantimi i transparencës para publikut nuk janë privilegje, por detyrime ligjore dhe standarde minimale të një shteti të së drejtës dhe demokratik.
Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zbatimin e rekomandimeve përgjithësuese të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për çdo person të privuar nga liria”, shkruan Meta.
Komente








