'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesëmarrës në prezantimin e platformës online ‘Transparent Albania’, e cila pritet të lehtësojë aksesin në informacion të qytetarit ndaj transparencës buxhetore dhe shërben si një urë lidhëse me institucionet e shtetit.

Në fjalën e tij, Rama e përshkroi këtë platformë si një "instrument të ri dhe urë lidhëse" midis qytetarëve dhe qeverisë, duke e quajtur atë një hap drejt përmbushjes së standardeve europiane të shtetit të së drejtës.

'Nuk bëhet fjalë për një faqe të re apo më shumë në internet për informimi publik. Por për një instrument të ri. Platformë të re, urë të re lidhëse. Mes qeverisë dhe qytetarëve, për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.'

Qytetarët thotë Rama, mund të ndjekin në mënyrë transparente shpenzimet dhe aktivitetet e qeverisë. Ndërsa çdo kërkesë për informacion mund të ndiqet në kohë reale, teksa institucionet do të marrin sinjalizime për të shmangur vonesat në përgjigje

'Është një e cila pa diskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës. Mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacion në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, për të gjitha mediat. Besoj është një platformë që ka edhe një vlerë të veçantë në kohën ku jetojmë, ku fluksi i pavërtetave gjysëm vërtetave, dezinformimit dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioni të paverifikuar vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim. Një platformë që do u mundësojë të gjithëve të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare.'

Më tej Rama vijoi duke theksuar se platforma krijon një bazë të gjerë të dhënash për gazetarët dhe publikun, duke reduktuar keqinformimin dhe dezinformimin.
Institucionet sipas Ramës, do të monitorojnë më mirë detyrimet e tyre dhe do të ndihen më të përgjegjshme për përmbushjen e tyre.

'Besoj se është një platformë që do rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë të vetë institucioneve qendrore dhe pushtetit ekzekutiv. Një sfidë e platfomës është përditësimi në kohë reale. Duke marrë parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar. Nuk e ka instiktin e shpejtësisë, do jetë një sfidë e vërtetë. Me siguri hap pas hapi ne do ja dalim ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë.'

Kryeministri pranoi se përditësimi i vazhdueshëm dhe cilësia e informacionit mbeten sfida të rëndësishme për platformën. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve përmes sugjerimeve dhe mendimeve, si dhe nevojën për të garantuar një pasqyrë të balancuar të debateve publike.

'Tjetër element që platforma do të ketë, sepse nuk është platformë përfundimtare, dëshirojmë të marrim opinione dhe sugjerime nga cilido që është i/e interesuar dhe elementi që po flas nuk është ende në platformë, por është i dobishëm, ka të bëjë me çështje të aktualitetit që zenë një vend të caktuar në debatin publik lidhur me shpenzimet, prokurimet, partneritete publike private, qasjen e një institucioni. Ti japi mundësinë publikut të ketë edhe versionin e institucionit, pavarësish debatit mes palëve.

Nga njëra anë rëndon nuk kërkohet nga burimet e informacionit, media nuk e kërkon opinionin zyrtar me një çështje. Nga ana tjetër vetë institucionet nuk e bëjnë. Vendosje përballë e opinioneve të ndryshme me interesa të ndryshme, pjesë e debatit demokratik. Detyrimi për ti dhënë opinionin publik versionin zyrtar është detyrim i institucionit. Duke pasur parasysh shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisjes, edhe çfarë ka bërë deri më sot zyra e komisionerit kemi një bazë më shumë se sa të mjaftueshme për të pretenduar se Transparent Albania të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme që Shqipëria të meritojë anëtarësimin në BE. Duhet punë ekstra.

Kur gjithë ekipet pas ekranit të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur gjithë dritareve të platformave përfundimtare do jemi në një nivel të ri të transparencës, llogaridhënies, cilësisë së marrëdhënies së shtetit me publikun. Ma ha mendja që ky nivel i ri në këtë aspekt do krijojë një energji e re dhe një shtysë e re për të përmirësuar performancën e institucioneve.

"Transparent Albania" synon të krijojë një nivel të ri të transparencës dhe llogaridhënies, duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane dhe duke përmirësuar marrëdhënien e shtetit me publikun.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Rama batuta me Avokaten e Popullit: E veshur me të kuqe na ndihmon të arrijmë në horizontin tërësisht blu

 

Në fund të aktivitetit për prezantimin e platformën “Transparent Albania” kryeministri, Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat.

Rama iu drejtua Avokates së Popullit, Erinda Ballancës si njeriu më i rëndësishëm në sallë.

“Faleminderit njeriut më të rëndësishëm në këtë sallë, Avokates së Popullit, e cila është e gjitha e veshur me të kuqe dhe na ndihmon që të arrijmë në horizontin tërësisht blu”, tha Rama.

Ora 12:44
'Transparent Albania', ambasadori Gonzato: Qeverisja transparente dhe digjitalizimi thelbësorë në rrugën drejt BE-së

Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës ‘Transparent Albania’, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama si dhe ministrat Pirdeni dhe Malaj.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi rëndësinë e integritetit dhe transparencës si shtylla themelore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.

‘Integriteti ka të bëjë me llogaridhënie por edhe drejtësi janë themelet për shoqëri të shëndetshme. Integriteti nuk ka të bëjë me administratën publike por edhe të lulëzoj edhe në sektorin privat. Më vjen mirë që shoh përfaqësues të biznesit. Vlerat, integriteti jo vetëm janë praktika në komunitetin e biznesit por janë edhe kërkesë e qytetarëve. Integriteti ofron kulturë llogaridhënie fuqizon faktin që të jemi të ndershëm, përbërës kryesore për rritjen e qëndrueshme për një të ardhme më të mirë. Arritja e këtyre gjërave kërkon bashkëpunim me të gjithë aktorët. Këto aktivitet luajnë një rol kyç për të përforcuar integritetin në administratë dhe sektorin privat. Ky aktivitet ndodh në kuadër të hapjes së negociatave. ‘

Ai përgëzoi Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, përfshirë analizat e rrezikut në prokurimet publike dhe në funksionimin e kadastrës. Gonzato theksoi se konsistenca dhe transparenca janë kyçe për suksesin e këtyre përpjekjeve.

‘Shqipëria mund të përfitojë nga ky shans historik. Shqipëria ka miratuar udhërrëfyes në reforma për klimën në biznes. Presim konkurrencë të drejtë në treg, besim tek institucionet. Jemi të kënaqur që shohim lëvizje për në drejtimin e duhur. Në vlerësimin e risqeve të korrupsionit, janë bërë analiza në prokurimit publik, në funksionimin e kadastrës. Nuk është e nevojshme për të siguruar cilësinë na duhet konsistencë, transparencë. Strategjia kërkon të zgjerojë arsimin për integritetin. ‘

Gonzato konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeverisja transparente dhe digjitalizimi janë hapa thelbësorë në këtë drejtim.

‘Nuk ka ndryshim mendësie nëse nuk investojmë për të edukuar të rinjtë. Qeverisja transparente tematika kryesore. Është baza e duhur për llogaridhënie. Ka hapësirë për të përmirësuar punën në institucionet përkatëse. Përpjekje të tilla sjellin përmirësime dhe të mira afatgjata dhe zhvillime të qëndrueshme. Ecuria për digjitalizimin do plotësohet me procedura transparente të nivelit të dytë. Do sigurojnë që digjitalizimi të përforcohet në të gjitha nivelet.

BE do vazhdojë të mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë. Kjo është rruga për në BE.’

Ora 12:35
Ministrja Pirdeni prezanton platformën 'Transparent Albania': Çdo qytetar mund të aksesojë buxhetin e planifikuar! Transparencë për këdo se ku shkojnë paratë e tij

Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni prezantoi sot platformën online ‘Transparent Albania’.

Në fjalën e saj, Pirdeni e përshkroi platformën si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit "Shqipëria 2030", duke e konsideruar atë një portë unike për transparencën buxhetore dhe për lehtësimin e komunikimit me burimet zyrtare.

Çdo qytetar, shton ajo mund të aksesojë buxhetin e planifikuar dhe të shpenzuar në një format grafik dhe të thjeshtë, si dhe të shkarkojë informacionin e kërkuar.
Platforma ofron detaje të organizuara për projekte të ndryshme dhe sektorë specifikë.

'Vizioni i Shqipërisë 2030 është vizioni i përbashkët. Për të dhënë një dinamizëm Shqipëria ka marrë angazhim në agjendën kombëtare të reformave. Uke synuar të mbajmë premtimin e konferencës së qershorit transparent Albana është portë unike, që mundësojë akses të shpejtë dhe kontakt drejtpërdrejt me burimi zyrtar. TB do jetë kryefjala e kësaj platforme. Buxheti i planifikuar do jetë lehtësisht i lexueshëm me pasqyrë grafike me bazë të dhënash që rakordohen vazhdimisht. Pasqyrë e veçante edhe për projektet sipas sektorëve. Çdo qytetar do shkarkojë informacionin e kërkuar në një format të thjeshtë. Aksesi do pasqyrohet dhe tek Open Data.gov.al. programet e transparencës do jenë më lehtësisht të aksesueshme. Në frymën e garantimit për të drejtën për informim do garantohet për çdo qytetar.  Formati i përditësuar në përputhje me zyrën e komisionierit. Ky portal do kujtojë kërkesa të herëpashershme çdo koordinatori. Përpjekje kyçe rivitalizimi, e komunikimit publik.'

Pirdeni theksoi se platforma "Transparent Albania" nuk synon të zëvendësojë detyrimet e institucioneve publike për ofrimin e informacionit, por të shërbejë si një katalog unik që i lidh qytetarët me të gjitha burimet zyrtare përmes një klikimi të thjeshtë.

'Nuk është qëllimi i kësaj faqeje të anashkalojë detyrimi e çdo institucioni publik për informacion të përditësuar që të jetë i plotë. Përveç informacionit që do mbajë do jetë edhe një dritare për të gjitha institucionet publike. Qëllimi i Transparent Albania, të shërbej si katalog unik me një klikim të thjeshtë që të drejtohet në të gjitha faqet e tjera. Transparencë për çdo qytetar se ku shkojnë paratë e tij. Synon të garantoj shtetin e aksesueshëm përmes telefonit. Duhet një makineri burokratike pas kësaj, kemi nisur një dialog ku të gjithë ministritë do kenë grupe përgjegjës. Vetëm në këtë mënyrë do bëjmë kapërcimin për një qeverisje transparente.'

Ora 12:27
'Transparent Albania', Rama ndan lajmin: Shqipëria kandidohet për të qenë vendi mikpritës i 'World Law Congress'! Tregon imazhin tonë të ri

Gjatë prezantimit të platformës online 'Transparent Albania, kryeministri Rama gjithashtu ndau lajmin se Shqipëria është përzgjedhur si vend mikpritës për World Law Congress, një forum prestigjioz që nënvizon përparimin e vendit në forcimin e shtetit të së drejtës.

'Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm me prestigj ku zgjedhje e vendit mikpritës është padiskutim jo thjesht e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritjeje të denjë por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtësor të këtij forumi. Zgjedhje e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e Wold Law Congress lidhet me imazhin të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në shtetin e së drejtës. Ne nuk jemi thjesht një vend kandidat por vendi mikpritës.'

Ora 12:21
'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës

Kryeministri Rama ishte sot në prezantimin e platformës online 'Transparent Albania' ku në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.

'Tjetra një risi e rëndësishme është interaktiviteti i saj. Nëse sot një qytetar i drejtohet një institucioni dhe nuk merr përgjigje në kohë, i drejtohet komisionierit. Komisioneri i drejtohet insititucioneve, në 70% të rasteve përgjigja jepet në sekondë. Vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por me nënvlerësimin apo mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale. Ndërkohë 30% tjetër është më kompleks. Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilitdo institucion për informacion do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës.

Platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në institucion. Por i jep institucionit, pasqyrën e performancës me këtë detyrim parësor të ekzekutivit me qytetarin. Besoj se ky element që ka të bëjë me procesimin e çdo kërkese do ndihmojë në rritjen e përgjegjësisë e ndjenjës për tu përgjigjur.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi bales: 13/12/2024 17:55

    Po ti je ahiaaa

    Përgjigju
  • Ina: 13/12/2024 15:04

    Budallalleqet e rastit! Cdo institucion punlik, prej 5-6 vitesh tashme, e ka detyrim paraqitjen ne faqen e internetit, te “Programit te transparences”, ku nder te tjera, perfshihet edhe buxheti i akorduar, shpenzimet, etj. Per me tej, ne cdo institucion, eshte percaktuar nje koordinator informimi qe eshte i detyruar te plotesoje regjistrin e kerkesave e pergjigjeve qe vijne nga qytetaret . C’nevoje ka per kete?! Keto jane “mendjet e ndritura” qe pjellin ide boshe, per te treguar qe punohet e per te terhequr vemendjen e shefit suprem!

    Përgjigju
  • pepa: 13/12/2024 13:21

    peonari aplikacionit Tranparent : erion veliaj :))))

    Përgjigju
  • Ne kerkim te transparences: 13/12/2024 13:11

    Po ku gjendet kjo "Transparent Albania"? A ka nje adrese,nje link apo nje...???

    Përgjigju
    • Pet.: 13/12/2024 14:17

      Po prit o njeri qe i do gjerat e bera, fillimisht do vendocim ne pune TEC-et lundruese, pastaj satelitet.

    • Fred: 13/12/2024 14:09

      Po dale morjahu...,duhet te miratohet, e te instalohet qe te filloje te perdoret. Apo e do sot ti, dhe tani!

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë