Prej disa ditësh Report TV ka denoncuar ndotjen e mjedisit në disa zona të vendit, ndërsa policia ka nisur aksionin në terren për të ndëshkuar ndotësit.

Vlorë janë gjobitur me vlerën e 4.000.000 lekëve të rinj dy subjekte në zonën e Bunavisë (2.000.000 secili). Sipas policisë këto dy subjekte vazhdonin aktivitetin e tyre edhe pse i ishte pezulluar leja e shfrytëzimit.

"Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës Fatmir Hodaj. dhe Vasil Dema, në zonën e quajtur Bunavi nëVlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore", thuhet në njoftimin e policisë.

Vasil Dema, pronari i kompanisë SO.MA.TA ka qenë i dënuar nga gjykata e Vlorës për me 1 vit burg për “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, dënim i cili është konvertuar  me 150 orë punë te detyruar në  bashkinë e Vlorës.

Ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, ka nisur hetimi për veprën penale "Shpërdorimi i tokës".

Teksa IKMT u kërkon qytetarëve të denoncojnë në 112 për situatat që do të shohin lidhur me krimin mjedisor, IKMT mjafton të dëgjojë denoncimet e bëra periodikisht në Report TV.