Lezhë, Lleshaj i ashpër për ndotjen e mjedisit: Lumenjtë e vendit, zgjatim i banjove të familjeve shqiptare (VIDEO)

Ndotja e mjedisit dhe lumenjve ka ashpërsuar tonet e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi një inspektim mjedosor në lumin Drin. Nga Lezha, ministri u shpreh se lumenjtë janë shndërrua rnë tualete, ndërsa paralajmëroi se do të ndëshkohen nddotësit.

"Konstatoj me keqardhje që vijat ujore, lumenjtë e vendit tonë pak a shumë janë zgjatime të banjove të qyteteve, banjove të familjeve shqiptare dhe banjo të industrive shqiptare gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme", është shprehur ministri Sandër Lleshaj.

Kjo situatë e krijuar me ndotjen e lumenjve sipas ministrit Lleshaj nuk na nderon dhe ne nuk mund të pretendohet  të bëhet turizëm.

"Këtu ka ndotës të mëdhenj, ka shumë ndotës, ndotës industrialë, ndotës urbanë, ndotës individualë, por qëllimi është që t’i ndërpresim të gjithë derdhjet dhe lumenjtë të kryejnë atë funksion  për të cilin i ka bërë Zoti, të sjellin ujë të pastër në krah të qyteteve tona. Gjithçka që hedhim në këtë lumë e marrim prapë mbrapsht, ose kur shkojmë në plazh, ose kur hamë perimet", u shpreh ministri Lleshaj.

Lleshaj thotë se puna për pastrimin e Erzenit ka filluar dhe po jep rezultate. Ndërkohë që e njëjta përpjekje do të fillojë me Drinin në Lezhë, për të vijuar më pas në të gjithë lumenjte e vendit.

Prej ditësh ReportTV është angazhuar në pasqyrimin e masakrës mjedisore të shkaktuar nga dora e njeriut në disa prej lumenjve në vend. Fillimisht me lumin e Tiranës e më pas me Lumin Ishëm ku 'bomba ekologjike' e krijuar po i  merr çdo ditë e më shumë frymën natyrës kjo edhe si shkak i papërgjegjshëmrisë institucionale.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 29/05/2020 11:17

    Me hajdutet e ikmt do i mbrosh o llleshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane