Nga 1 korriku 2016, asnjë mjet në territorin shqiptar nuk do mund të kalojë me testin e kolaudimit nëse nuk përmbush normat e reja të ndotjes.
Më të rrezikuarat janë mjetet me moshë të madhe të prodhuara përpara vitit 2008.
Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale të emetimit të gazrave që do zbatohen pas më pak se dy javësh.
Një makinë nafte e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta ketë emetimin e dyoksidit të karbonit mbi normën 4.%, ndërsa treguesi i lëshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jetë më i lartë se 1000.
Për mjetet e prodhuara përpara vitit 1993, norma limit e dioksidit të karbonit do jetë 3.5%, ndërsa ajo e grimcave hidrokarbure jo më i lartë se 750.
Normat e lejuara ulen ndjeshëm për makinat e reja me naftë. Përqindja e dyoksidit të karbonit për mjetet pas 2002, nuk do i kalojë normën 0.5.
Drejtuesit e tyre do të jenë të detyruar të vendosin marmita katalitike ose të ndërhyjnë në motorin e mjetit për të mundur të kalojnë testin teknik.
Më të ekspozuarat janë mjetet e benzinës, normat e reja të të cilave janë më strikte. Për mjetet e benzinës së prodhuara para vitit 1980, koeficienti i tejdukshmërisë së tymit që del nga marmita nuk do jetë mbi 4.
Për mjetet Deri në vitin 2008 norma e tejdukshmërisë do jetë 2.5/3.5. Ndërsa për mjetet e prodhuara Pas vitit 2008, koeficienti i tejdukshmërisë nuk do shkojë mbi kufirin 1.5.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
normat e reja për naftën e benzinën">