Transporti detar kryeson në shkëmbimet tregtare, ulet ai hekurudho
TIRANË, 7 Tetor/ATSH/- Transporti detar kryeson shkëmbimin e mallrave në 3-mujorin e dytë 2015 duke zënë 64,4 % të vlerës së mallrave të eksportuara dhe 53,2 % e vlerës së mallrave të importuara. Lloji më i përdorur për transportin e mallrave në Shqipëri është transportit detar, ku grupet kryesore të mallrave kontribuese në eksportet […]
/ATSH/- Transporti detar kryeson shkëmbimin e mallrave në 3-mujorin e dytë 2015 duke zënë 64,4 % të vlerës së mallrave të eksportuara dhe 53,2 % e vlerës së mallrave të importuara.
Lloji më i përdorur për transportin e mallrave në Shqipëri është transportit detar, ku grupet kryesore të mallrave kontribuese në eksportet përmes këtij lloji transporti janë "Tekstile dhe këpucë" me 39,4 %, "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" me 33,9 % dhe "Materiale ndërtimi dhe metale" me 12,7 %.
Gjatë 3-mujorit të dytë 2015, grupet kryesore të mallrave që kontribuan më shumë në importet me transportin detar janë "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 17,7 %, "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" me 16,9 % dhe "Tekstile dhe këpucë" me 15,7 %.
Ndryshe nga deti, transporti hekurudhor i mallrave u ul me 18,9% në 3-mujorin e dytë 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton INSTAT.
Sipas tij, transporti hekurudhor i mallrave në volum/km ishte 8.433 ton/km, krahasuar me tremujorin dytë të 2014, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 15,3 %.
Transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave në volum/km është 5.204 ton/km, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2014-tës është ulur 3.8 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2015 është rritur 62,8 %.
Numri i pasagjerëve për km që kanë udhëtuar me linjat hekurudhore në tremujorin e dytë 2015 është 2.060 pasagjerë/km, krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur 14,1 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 57,6 %.
Volumi i ngarkim-shkarkimit të mallrave në porte është 1.023 mijë/ton. Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 ky volum është ulur 10 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 11,9 %.
Në transportin ajror operojnë 14 shoqëri fluturimi nga kompani të huaja dhe në 3-mujorin e dytë 2015 u kryen 5.110 fluturime, me rritje 19,9 % ndaj tremujorit të dytë 2014.
Numri i mbikalimeve të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare është 49.001 fluturime, me një ulje 0,1 % ndaj të njëjtit tremujor të 2014-tës, por dhe me rritje të ndjeshme prej 68,4 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49