Furrat e bukës e transportojnë produktin që ata prodhojnë në furgona të rastit apo në bagazhe makinash, pa marrë asnjë masë higjienike. Fenomeni është më i shpeshtë në periferi, ku buka dërgohet nëpër dyqanet e lagjes.
 
Raste të tilla, ndonëse të pakta, në numër janë konstatuar edhe nga autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Por sipas specialistëve të AKU-së, problem mbeten furrat ilegale, të cilat ky autoritet e ka të pamundur t’i kontrollojë.
 
Për t’i paraprirë kësaj situate, AKU u ka kërkuar të gjitha marketeve që nëse konstatojnë raste të tilla t’i denoncojnë. Edhe vetë Shoqata e Prodhueseve të bukës ka hedhur alarmin se në periferi të Tiranës, ka furra buke ilegale që prodhojnë nëpër bodrume, por sipas tyre duhet të jenë vetë shitësit e marketeve që të mos e pranojnë këtë produkt të pa shoqëruar me fletën përkatëse shëndetësore.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)