Transporti i kokainës nga Holanda në Napoli, zbulohet roli i shqiptarit në grupin kriminal 'Camorra'

Transporti i kokainës nga Holanda në Napoli, zbulohet roli i shqiptarit në grupin kriminal 'Camorra'

Grupi Torre Annunziata i kryesuar nga narkotrafikanti Francesco De Simone menaxhoi një rrjet të madh droge për të sjellë kokainë nga Holanda në të gjithë provincën e Napolit, ndër to ishte i përfshirë edhe një shqiptar, i cili ishte ndërmjetës i blerjes së kokainës.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij besnikë Mario Lovene, Sabatino Pinto, Francesco Maresca dhe një person i shpallur në kërkim ishin drejtuesit e organizatës së shpërbërë ditën e djeshme nga DDA e Napolit që çoi në ekzekutimin e 25 urdhër arresteve dhe 19 masave paraprake (13 në burg, 3 në arrest shtëpie, 3 pa vendbanim në Campania) të kryera pas një sulmi nga ushtria e komandës provinciale, raportojnë mediat e huaja.

Ata kanë përdorur njerëz nga provinca e Padovës (Baggio, Galiazzo dhe Bagato) të aftë për të garantuar mbështetje logjistike dhe gjithashtu edhe një ndërmjetës shqiptar, Dashmir Lazri, për blerjen e kokainës. 

Urdhri i gjyqtares hetuese Lucia De Micco çoi në ekzekutimin e masës së sigurimit me burg ndaj 15 personave, ku ndër to është edhe shqiptari, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Personat janë: Vanni Bagato, Paolo Baggio, Carmine Balzano, Antonio Barlese. Alessandro Canfora, Mario Criscuolo, Francesco De Simone. Tiziano Galiazzo, Antonio lovene, Mario lovene, Vincenzo lovene, Dashmir Lazri, Francesco Maresca, Sabatino Pinto dhe Umberto Tozzi.

Angela Antille, Salvatore Scarpa dhe Rosa Volonnino përfunduan në arrest shtëpie. Ato akuzohen për shoqatat që synojnë trafikun e paligjshëm të drogës si dhe importimin, shitjen dhe posedimin e paligjshëm të drogës. Së fundi, ndalimi i qëndrimit në Campania u aplikua për Juan Carlos Cianci Novoa, Francesco Levane dhe Vittorio Nappi.

Droga fillimisht fshihej në ndarje të rreme të krijuara në mjetet e transportit dhe më pas shpërndahej me shumicë përmes një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh që do të merreshin, në kapacitete të ndryshme, me dërgesat dhe transfertat e parave.

Sistemi i transportit të drogës ishte gjithmonë i njëjtë: makina të vogla me qira të drejtuara nga burra dhe gra të pacensuruara. Por ato makina kishin funde të dyfishta të krijuara nga specialistë të aftë për të fshehur edhe dhjetë kilogramë drogë. Gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 121 kg kokainë nga Gico e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Napolit. Një anëtar i grupit, Andrea Lollo, tha se ishte i lidhur pikërisht me dyshen e ish të arratisurit në Dubai dhe Bruno Carbone .

Siç raportohet nga Il Roma: “Marrëdhëniet e mia me Francesco De Simone rifilluan pasi u lirova nga burgu në nëntor 2013. Shkova te gruaja e Bruno Carbone, Viola, dhe ajo më vuri në kontakt me Vincenzo Esposito 'o topo dhe shkova në Hollandë nga ai për të bërë marrëveshje. Ai më tha se kishte kontakte me Francesco De Simone dhe Mario Iovine. Më thanë se po e ngarkonin drogën në Holandë nga Bruno Carbone”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë