TIRANE - Zv/Ministri  i Transportit Ylli Manjani në një deklaratë për mediat ka garantuar se hapësira ajrore është e sigurtë dhe e monitoruar në mënyrë absolute. Sipas Manjanit, ngjarja e djeshme konfirmon me 120% se hapësira ajrore e Shqipërisë është e sigurtë.

“Standardet e monitorimit janë absolute, nuk bëhet fjalë për deviacione. Po të ishte kaq e pasigurt nuk do ishte zbuluar asgjë” - ka theksuar Zv/Ministri Manjani.

Në deklaratën e tij, AI nuk ka anashkaluar edhe çështjen e lejeve që jepen nga aviacioni civil, për të cilat u shpreh se do të ketë hetime.

“Vetëm në periudhën janar - shtator 2013 janë dhënë rreth 96 leje për fluturime private, disa prej tyre edhe pa raportuar destinacionin. Shumë mirë që ndodhi kjo ngjarje, pasi duhen hetuar dhe do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje” - ka përfunduar deklaratën e tij zv/ministri i Transportit.

Redaksia online
(a.h/Shqiptarja.com)