Transporti/ Ministri Gjiknuri: Shërbimi modern, si në vendet europiane

Transporti/ Ministri Gjiknuri: Shërbimi modern, si në vendet europiane

Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ishin sot në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të parë nga afër  investimet e kryera në këtë drejtori, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe lehtësimin e tij për qytetarët nëpërmjet komunikimit dhe teknologjisë.

Drejtoria Rajonale Tiranë e cila përballon rreth 40% të shërbimit të qytetarëve në rang Kombëtar ka përfunduar me sukses rikostruksionin e sallës së regjistrimit të mjeteve. Drejtori i DPSHTRR Isaraj theksoi se nuk është investuar vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, po investohet në Elbasan dhe në Fier.

Sipas Isarajt nëpërmjet këtij investimi kemi një përmirësim të dukshëm në kohë, duke e reduktuar kohën e shërbimit në rreth 20 minuta dhe dyfishimin e  numrit të shërbimeve ditore ndaj qytetarëve. Ndërsa, Ministri Gjiknuri theksoi se tashmë kemi një shërbim shumë modern, shumë bashkëkohor që e gjejmë në çdo vend europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë