Transporti ndërqytetas, hapet
nesër terminali i ri tek "Dogana"

Transporti ndërqytetas, hapet<br />nesër terminali i ri tek
Qytetarët e Tiranës që përdorin linjat e transportit ndërqytetas për në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, nga dita e nesërme do të mund të përdorin terminalin e ri në hyrje të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit në terminalin e përkohshëm të autobusëve pranë sheshit “Shqiponja”  tha se 250 autobuzët që çdo ditë bëjnë linjat e jugut dhe Shqipërisë së Mesme nuk do të futen më përmes Tiranës, duke lehtësuar kështu edhe trafikun. 

Sipas tij ky terminal do të jetë i përkohshëm deri në përfundimin e dy terminalve të përhershme.

veliaj

“Kemi sistemuar këtë terminal të përkohshëm, i cili do të shoqërohet nga nesër në mëngjes me një stacion autobusësh, që do të nisë punën që në 4.30 të mëngjesit, dhe me një stacion taksish për ata që duan të marrin drejtime të ndryshme”, u shpreh Veliaj.

veliaj

Kryebashkiaku po ashtu shtoi se përmes këtij organizimi krijohet një model i ri i menaxhimit të transportit publik, duke siguruar “shfryrje” të trafikut, qoftë me parkingjet që janë krijuar në Tiranë apo me terminalet e përkohshme të autobusëve.

Veliaj tha se do të merren masa të ashpra për ata mjete që ngarkohen me pasagjerë jashtë terminalit të ri të autobusëve. “U bëj thirrje të gjithë atyre që deri dje kanë marrë guximin të shkelin ligjin dhe të operojnë të palicencuar, me furgonë apo me mjete të tjera të paligjshme të transportit, që nga nesër do të ketë një patrullë fikse në hyrjen e Tiranës”, apeloi Veliaj, ndërsa shtoi se do të penalizohet me gjobë kush nuk ka licencë dhe zë sheshet poshtë pallateve, apo nyjet kryesore të rrugës.

veliaj

Ndërsa drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani, tha se do të penalizohet kushdo që shkel rregullat e vendosura. “Ne do të kërkojmë bashkëpunimin e përfaqësuesve të shoqatave apo edhe çfarëdolloj drejtuesi të autobusëve apo mjeteve të ligjshme, me qëllim që të luftojmë pa kompromis të gjithë informalitetin në qytetin e Tiranës, çka bëhet pengesë edhe për mbarëvajtjen e punës”, deklaroi Kapllani.

veliaj

Në stacionin tek ish-dogana pranë sheshit “Shqiponja” janë vendosur linjat e Shqipërisë së Mesme e të Jugut, dhe shumë shpejt do të ketë një zgjidhje edhe për linjat e Veriut.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)