Transporti, pasagjerët përmes ajrit rriten ndjeshëm, përmirësohen edhe portet

Transporti, pasagjerët përmes ajrit rriten ndjeshëm, përmirësohen edhe portet

Në tre muajt e parë të vitit transporti i pasagjerëve përmes ajrit ka shënuar rritje të ndjeshme, por sektori nuk ka qenë dhe aq pozitiv sa i përket lëvizjes së mallrave nga ajri.Ndërsa transporti i mallrave nga Porti i Durrësit është përmirësuar, sipas statistikave të transportit të INSTAT.

Transporti ajror, rritet 53.3% numri i pasagjerëve, ulen mallratNë transportin ajror operojnë 17 shoqëri ajrore, nga këto 15 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.Gjatë tremujorit të parë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 45.087 avionë.

Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 36.701, duke u rritur me 38,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 449,7 tonë, nga të cilat 77,3% janë mallra të hyrë dhe 22,7% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 6,8%.

Në tremujorin e parë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 53,3%.Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e parë 2023 është 333 tonë.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është ulur me 10,2%.

Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2023 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Transporti detar, me rritje nga Porti i Durrësit

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit janë transportuar 95,9% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.553 mijë tonë mallra.Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 14,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara me det, sipas klasifikimit NST 2007, për tremujorin e parë 2023 paraqiten si më poshtë:Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 20,7 % të mallrave të transportuara me det;

Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 15,5% të mallrave të transportuara nga portet;Grupi i mallrave “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,9% të mallrave të transportuar gjithsej nga portet.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 194 anije, nga këto 170 anije janë të huaja dhe 24 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është ulur me 9,3%, ku numri anijeve të huaja është ulur me 1,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2023 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 138.242 duke shënuar rritje me 13,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 79,5% e pasagjerëve, më pas vjen porti i Vlorës me 15,7%, porti i Sarandës me 4,8%.

Në tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.291,9 mijë tonë.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 5,5%.

Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 44,1% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 68,3% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.MONITOR

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë