'Transporti' në Gjirokastër në protestë: Do futemi në grevë! Ministria dha licenca klienteliste (VIDEO)

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër, kanë nisur një protestë pa afat. Kjo ka sjellë paralizimin e transportit të udhëtarëve nga Gjirokastra, drejt destinacioneve të ndryshme brenda vendit.

Shkak është konkurrenca e pandershme prej të cilës ata thonë se po dëmtohen nga ana financiare. Madje si pasojë e këtij fenomeni, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka pasur tension mes shoferëve dhe atyre që kërkonin të përfitojnë nga konkurrenca e pandershme.

Sipas burimeve policore, janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, tre prej personave të përfshirë në konflikt. Shoferët kanë kërkuar përmbushje të kërkesave të tyre pasi në të kundërt, kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të protestës.

Sipas tyre, Ministria e Transporteve ka lejuar deformimin e tregut të udhëtarëve duke i’u dhënë leje firmave klienteliste fantazmë që të operojnë në linjat ndërqytetëse të Gjirokastrës.

Të gjendur në kushte të tilla, banorët e Qarkut të Gjirokastrës, ngelen pa zgjidhje për të udhëtuar në destinacione të ndryshme pasi kjo protestë do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të shoqatave të transportit të udhëtarëve që operojnë në rajonin jugor. Shoferët kanë paralajmëruar grevë urie si masë ekstreme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/03/2019 10:33

    Gjith keta vite, zorrazhinjtë furgonaxhinj u mësuan.. I bene pasagjeret si iu desh menderja. Ndalonin neper pika me marveshje me ata që ofronin kafe gjate rrugës gjoja per te bere pushim. Furgonaxhinj te prapambetur injorantë. Nderkohe qe shteti duhet te kete agjensi te mirfilltë kombetare ku linjat nisen në oraret e tyre, ka apo nuk ka udhetarë, ashtu si në gjithë botën. SHTETI TE KRIJOJE AGJENSI KOMBETARE USHETIMI ME SHOFERË PROFESIONISTË! Furgonaxhinjtë katnarë të detyrohem tu kthehen tokave per ti punuar se kanë mbetur djerrë. Dergojin të pastrojnë brezaret që hapi Enveri se per kete punë janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë