Ndryshimi i çmimit të biletave të transportit qytetas tani do të jetë në dorë të bashkive. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për të kaluar këtë në dorë të bashkive. Me kërkesë të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave shfuqizimin e vendimit nr.637, datë 21.5.2008. Tarifat e miratuara mëparë do të vazhdojnë t zbatohen deri në çastin e miratimit të tarifave nga këshilli bashkiak përkatës, por jo më shumë se një muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kohë më parë Shoqata e Transportit Publik ka kërkuar rritjen e çmimit për transportin urban ndërqytetës nga 30 në 50 lekë.
/Shqiptarja.com








