TIRANË - Sindikata dhe Shoqata e Transportit deklarojnë të hënën grevë mbarëkombëtare të transportit brenda qytetit me shkak rritjen e çmimit të biletës urbane nga 30 në 60 apo 70 lekë.
Gojarisht burime nga këto të dyja thonë se mes tyre është marrë një vendim dhe pritet që bileta e transportit urban të shkojë në 60 lekë, edhe pse ata do të këmbëngulin për 70 lekë.
Pritet që Ministria e Financave të bëjë gati pr/ligjin për disa ndryshime dhe ta dërgojë tek Kryeministri.
Sot ka mbërritur një shkresë zyrtare, se qeveria nuk mund ta subvencionojë transportin urban.
Burime nga sindikata dhe shoqata e transportit urban theksojnë se u ka mbërritur shkresa zyrtare, që shteti nuk e subvencionon transportin urban.
Ndaj ata të hënën kërcënojnë se në 24 orë nuk do dalin fare në qarkullim, duke paralizuar transportin e qytetarëve, derisa të arrihet një marrëveshje.
Vetëm nëse nesër do të ketë një marrëveshje me qeverinë, atëherë do anulohet kjo grevë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com