Transporti urban në Berat, udhëtarët nuk respektojnë rregullat e COVID-it! Fatorinot: Nuk i detyrojmë dot qytetarët

Rifillon prej 10-ditësh shërbimi i transportit urban në Berat. Qytetarët pa masa mbrojtëse e pa respektuar distancën brenda urbanëve që lëvizin në qytet. Asnjë kontrroll në këtē shërbim,ku gjithkush bën si do vetë.

Pas 5-muajsh pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit, linjat e transportit urban në qytetin e Beratit kanë rinisur prej 10-ditësh shërbimin. Edhe pse me vonesë nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe në Berat shërbimi i transportit urban ka vijuar duke zbatuar protokollet e sigurisë, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

E ndërkohë që drejtuesit e autobuzëve dhe fatorinot i sheh të pajisur me maska mbrojtëse gjatë kryerjes së shërbimit, qytetarët hipin e zbresin të shkujdesur dhe shumica e tyre pa asnje masë mbrojtëse. Edhe pse protokolli i sigurisë parashikon që udhëtarët duhet të përdorin maska jo vetëm gjatë hipjes në autobuzë por edhe gjatë pritjes në stacionet e qëndrimit, pjesa më e madhe e udhëtarëve në Berat nuk janë duke i zbatuar këto rregulla.

Po sipas këtij protokolli, askush nuk duhet të lejohet të futet në autobuzët urbanë pa maska por siç shihet edhe nga pamjet filmike,brenda urbanëve në Berat "çdokush bën si do vetë", totalisht i pashqetësuar nga përgjegjësit e këtij shërbimi që minimalisht duhet ti zbresin nëqofyëse shohin se nuk respektohen rregullat.

Në këtë shërbim urban në Berat, jo vetëm që nuk po përdoren maska mbrojtëse por duket qartë që midis udhëtarëve nuk respektohet as distanca, edhe pse në çdo mjet urban janë vendosur në vende të dukshme postera për respektimin e rregullave.

E ndërsa udhëtarët nuk preferojnë të japin asnjë intervistë, i tremben kamerave dhe kërkojnë që të mos filmohet brenda ambjenteve të urbanëve. Fatorinot shprehen jashtë kamerave se, e kanë të pamundur ti detyrojnë qytetarët të respektojnë rregullat dhe aq më tepër ti detyrojnë të zbresin nga urbanët, ndërkohë që punonjësit e institucioneve shtetërore (pjesë e task-forcës) që duhet të kontrrollojë zbatimin e rregullave nuk shihen askund.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU