7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranw duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Fillimisht në Llogara u arrestuan 2 persona të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.
Ata ishin ndarë në 2 automjete të ndryshme tip “Toyota Yaris” të cilëve u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së në këmbim të 250 eurove.
Emigrantët nga Lindja e Mesme kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë. Në pranga kanë rënë një 25-vjeçar me iniciale A.B. banues në Tiranë dhe një 18-vjeçar me iniciale M.P. banues në Konispol, Sarandë.
Ndërkohë në aksin rrugor Llogara-Orikum u arrestua një 24-vjeçar me iniciale A.K. banues në Lushnje pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Benz”.
Gjithashtu ata kishin qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Edhe 2 persona të tjerë u arrestuan në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër të cilët po transportonin 6 emigrantë të tjerë.
2 të rinjtë me iniciale E.Xh., 22 vjeç dhe I.Xh. 30 vjeç të dy banues në Tiranë po udhëtonin me mjetin tip “Benz”. Ata u kishin premtuar kalimin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së në këmbim të 250 eurove.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.9%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ U ndanë nga guida dhe humbën në Llogara, policia gjen çiftin francez
10 Mars, 22:56
-
'Shkëmbimi 2'/ Dy shqiptarë arrestohen në Gjermani, njëri akuzohet për shitje kokaine, tjetri vjedhje (EMRAT)
4 Mars, 11:20
-
Arrestohet në Berat 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali
1 Mars, 10:29
-
Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me numrin e lartë, të dytët pas gjeorgjianëve për 2024-ën
22 Shkurt, 17:03
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos
6 Shkurt, 09:03
-
Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos
4 Shkurt, 20:24
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me presidenten Sheinbaum: Ajo do dërgojë 10 mijë ushtarë në kufirin me SHBA-të
3 Shkurt, 17:18
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42