Transportonin 115 kg kanabis drejt Greqisë, dy në pranga! 3 'korrierë' çuan drogën në kufi me kafshë
Kanabisi i kapur në kamion
Një kamion i ngarkuar me kanabis, është kapur nga forcat e Policisë së Janinës në të hyrë të fshatit Kallpaq pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar.
Burimet zyrtare nga Policia e Janinës bëjnë të ditur se janë arrestuar transportuesit e mallit narkotik të cilët janë të dy persona nga Gjirokastra. Personat e arrestuar janë një 30-vjeçar me iniciale S.D. Gjirokastra dhe një 60-vjeçar me iniciale B.K. nga Dropulli.
Mësohet sipas burimeve se kamionët, momentin e ndalimit nga Policia Greke, kanë qenë të parkuar pasi metoda që kishin zgjedhur transportuesit ishte që të ndanin në mënyrë të barabartë peshën e mallit në të dy mjetet që drejtoheshin nga dy gjirokastritët.
Kamioni që ishte karroceri kishte marrë mallin e ardhur nga Shqipëria, ndërsa kamioni tjetër ishte shoqërues dhe kishte për qëllim marrjen e gjysmës së ngarkesës totale prej 115 kg kanabis.
Policia greke sapo ka konfirmuar në bazë të dëshmive të të arrestuarve, se lëndën narkotike e kishin marrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes kafshëve dhe tre transportuesve romë.
Këta të fundit janë paguar me nga 50 euro vetëm për transportin që e kishin marrë mallin nga Shqipëria prej kufirit të gjelbër shumë larg Kakavijës dhe e kishin depërtuar në thellësi të territorit grek.
Aty dy shoferët e kishin depozituar në brendësi të kamionit. Referuar informacioneve të sigurta zyrtare, konfirmon emrat e të arrestuarve të cilët për arsye hetimi i përcjell me iniciale.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Media skoceze: Shqiptarët shtëpi bari edhe në Skoci! Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund
4 Janar, 13:48
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 15:46
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor 2024, 19:58
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 19:36
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor 2024, 14:40
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50
-
Kurbin, kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me armë (EMRI)
10 Dhjetor 2024, 13:01