Policia belge ka goditur grupin shqiptaro rumun që merrej me transportin e kokainës nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në pranga kanë rënë 4 persona nga Shqipëria dhe Rumania. Të arrestuarit rrezikojnë të dënohen deri në shtatë vite burg secili për transportin e kokainës nga Belgjika në Britaninë e Madhe.

46 vjeçari Konstandin.S është kapur teksa tentoi të transportonte një tonë e gjysmë kokainë të fshehur mes pjesëve të makinës së tij Toyota. Sipas mediave belge nëse sasia e kokainës së sekuestruar do të hidhej në treg, kapte shifrën e 43 milionë eurove.

Autoritetet belge ranë në gjurmët e grupit pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.