Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit në saj të operacionit 'Rrajca' pasi po transportonin rreth 55 kilogramë kanabis me mushkë drejt Maqedonisë. Të arrestuarit janë - Arjan Bogdani., 47 vjeç, dhe Igli Bogdani, 22 vjeç, (babë e birë) të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme në orën 21:30 në fshatin Rrajcë-Sutaj ku të dy të arrestuarit po tentonin të kalonin drejt Maqedonisë nëpërmjet kufirit të gjelbërt. Sipas policisë këta dy persona kanë bashkëpunuar me të tjerë për trafikun e drogës. Policia kishte marrë informacione për këtë grup dhe në fund ka realizuar me sukses arrestimin e dy trafikantëve.

Tashmë ata do të përballen me akuzën për veprën penale,  “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë".