Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 vëllezërit në Himarë

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 vëllezërit në Himarë

Foto ilustruese

2 vëllezër nga Shkodra, një 39-vjeçar me iniciale Ç. B., 39 vjeç dhe një 43-vjeçar me iniciale D. B., janë arrestuar në Himarë pasi ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata u kapën nga efektivët në fshatin Lukovë, ndërkohë që ishin duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” kundrejt parave 5 emigrantë për t’i siguruar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë