HIMARË- Nikolin Kolovata ka rënë në pranga nga policia e Himarës ndërsa Alfred Bala është shpallur në kërkim pasi transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave. Ata përdonin makina luksi tip ‘Range Rover’ për të mos të rënë në sy.
Dy të rinjtë po transportonin 8 emigrantë me 2 mjetet e tyre dhe sapo konstatuan se po ndiqeshin u larguan.
2 automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.