Transportonin emigrantë të paligjshëm, ‘shkatërrohet’ banda shqiptare me 7 anëtarë në Britani! Merrnin 25 mijë paund për person, i siguronin edhe punë

Një bandë shqiptare kriminale e cila transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme është “goditur” dhe arrestuar nga policia britanike.

Banda shqiptare në Londër, e përbërë nga 7 shqiptarë, transportonte qindra emigrantë përmes një tuneli të fshehur me furgona dhe kamionë.

Sipas mediave, shumë prej emigrantëve janë transportuar të fshehur pas mobilieve në automjete të kompanive të punësuar posaçërisht për të kryer transportin paligjshëm te tyre, duke përdorur një rrjet me lidhej në të gjithë Evropën.

Emigrantët paguanin nga 25 mije paund, dhe përveç transportit thuhet se banda shqiptare i siguronte edhe një punë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Pas 6 përpjekjeve për transportim të cilat u ndaluan nga stafi i Forcave kufitare në terminalin terminalin Coquelles afër Calais dhe dy të tjera të cilat u ndërprenë përpara se të arrinin në det, grupi kriminal mbas trafikimit u zbulua.

Policia në kuadër të operacionit të “shkatërrimit” të kësaj bande shqiptare trafikantësh ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shumën prej 30 mijë paund.

Komandanti Richard Harrison, nga NCA, tha se banda kishte rrezikuar sigurinë e emigrantëve dhe ka kërcënuar sigurinë e kufirit britanik përmes veprimeve të tyre të paligjshme.

"Ne besojmë se këto arrestime do të kenë ‘shkatërruar’ një rrjet të organizuar kriminal, përgjegjës për trafikimin e qindra njerëzve në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

NCA është shprehur me parë, se beson se grupet shqiptare të krimit të organizuar kontrollojnë tregun e paligjshëm të kokainës në pothuajse çdo qytet të madh në vend, si dhe janë përfshirë në aktivitete të tjera kriminale siç janë trafikimi i njerëzve.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët