Dy shtetas turq, identiteti i të cilëve nuk dihet janë arrestuar nga policia turke pasi transportonin lëndë narkotike nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit.

Forcat blu, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë janë marrë masa për koordinimin e punës së autoritetet doganor dhe TIA me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.