Vlorë/ Transportonin mallra kontrabandë, 2 të arrestuar! Në kërkim edhe dy doganierë në Kakavijë (EMRAT)

Vlorë/ Transportonin mallra kontrabandë, 2 të arrestuar! Në kërkim edhe dy doganierë në Kakavijë (EMRAT)

Mallrat e sekuestruara

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga të policisë së Vlorës, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, janë kapur duke transportuar mallra kontrabandë, të cilat i kishin futur në Shqipëri nga Greqia.

Orjan Gjoveshi, 35-vjeç dhe Ristan Sota, 47 vjeç, banues në Vlorë, u kapën teksa transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme, të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave, me vlerë 30 000 euro.

Mallrat sipas policisë dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia në vendin tonë, duke kaluar nga pika doganore e PKK Kakavijë, pa kryer procedurat e zhdoganimit.  Mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me kamionin.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, Ilir Hicka 40-vjeç dhe Arbër Sinani, 38-vjeç, që dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar mjetin kamion të hyjë në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.   

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore