KRUJË - Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 38 kg kanabis në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.
Policia kishte informacion se po transportohej lëndë narkotike në një automjet tip "Volkswagen" ku gjatë kontrollit të tij gjeti 38 kg kanabis.
Në kuadër të operacionit të koduar "Nënkalimi" u arrestua Preng Luka 44 vjeç banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen" dhe 2 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".