ELBASAN- Kujtim Spahiu ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke u transportuar 6 emigrantë të paligjshmë me qëllim fitimin.
55-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.