Rreth 7.5 kg lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës e cila ka vënë në pranga një 28 vjeçar. I riu Nikolas Hamzai nga Saranda transportonte drogën në një automjet tip "Citroen" .
Për këtë është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë - Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.
Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip "Citroen" me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me peshë totale 7.5 kg. Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO