Një anije tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash. Lajmi u publikua në buletinin e Rojes Bregdetare vendase.

Në shkrim thuhet se mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën. 

Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Në anije sipas buletinit ndodheshin 5 shqiptarë dhe 3 qytetarë nga Mali I Zi.

Nisur nga njoftimi i publikuar në buletinin zyrtar Shqiptarja.com është interesuar pranë Ministrisë së Jashtme për të ditur më shumë rreth anijes shqiptare të ndaluar dhe fatin e ekuipazhit. Ministria sqaron se ka nisur interesimi sapo lajmi është bërë publik në media dhe se nuk janë informuar as nga familjarët dhe as nga kompania.

Ata shtojnë se janë duke u interesuar në ambasadën libiane.

Shqiptarja.com po ashtu është interesuar edhe tek Porti i Durrësit. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare Gazmend Tahiri shprehet se anija në fjalë është me flamur panamez çka do të thotë se është regjistruar në Panama si dhe matrikujt e marinarëve janë panamezë.
 
 Në foton e publikuar nga buletini duket anija shqiptare e quajtuar ENVI 1 IMO 8410330, dët 2183, e ndërtuar në vitin  1984, me flamur Panamez, manager DELMORE VENTURES LTD, Albania.

anija

levizja
 Lëvizja e anijes

Shqiptarja.com zbardh dokumentin, anija me rregulla,emrat e marinarëve shqiptarë
Anija shqiptare “Envi 1” ishte nisur nga Porti i Zuaras në Libi ditën e premte dhe kishte destinacion Maltën.

Anija lundronte në det me flamur të Panamasë dhe drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç. Në anije janë marinarët shqiptare Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj dhe Jurgen Balla.

Pronari i anijes është Eduart Skora që shohim në këtë foto. Ndërkohë Report TV zbuloi edhe disa nga dokumentet e anijes “Envi 1”, të cilat tregojnë se është në rregull me dokumentacionin për të lëvizur ne ujrat dnërkombëtare.
pronari i anijes
(Pronari i anijës Eduard Skora)

Në këto dokumenta thuhet se anija është e ngarkuar me rërë dhe çakull për tu transportuar drejt maltës.

Pritet që autoritetet libaneze të vendosin nëse do të arrestojnë marinarët, apo do të lejojnë anijen të lundrojë drejt Maltës.