DURRËS- Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Autorët kanë shfrytëzuar kohën e keqe me shi në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë ngritur pritë makinës për t'i grabitur paratë.

Makina e blinduar e një firme private sigurimi po trasportonte paratë e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë.

Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Durrës

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16 :50, në lagjen nr.14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Foto nga vendi ku u grabitën 7.5 mln lekë të reja nga makina transportonte paratë e patentave