Transportonte tonelata me naftë, ‘Garda Revolucionare’ e Iranit sekuestron anijen e nisur drejt SHBA-ve
Anija cisternë me mijëra ton naftë
“Garda revolucionare” e Iranit ka ndaluar një anije cisternë nafte me flamur të ishullit Marshall në Gjirin e Omanit. Lajmi u bë me dije nga Reuters dhe raportohet se anija cisternë transportonte tonelata me naftë.
Destinacioni përfundimtar i anijes duket se ishte Houston, Teksas, dhe është anija e pestë që Irani ka sekuestruar në mënyrë të paligjshme në dy vitet e fundit.
Në një deklaratë, marina amerikane tha se veprimet e Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe cënojnë sigurinë detare dhe ekonominë globale.
“Veprimet e Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe prishin sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Qeveria iraniane duhet të lirojë menjëherë cisternën e naftës. Ndalimi i vazhdueshëm i anijeve nga Irani dhe ndërhyrja në të drejtat e lundrimit në ujërat rajonale janë një kërcënim për sigurinë detare dhe ekonominë globale"-thuhet në reagim.
Irani nuk e pranoi menjëherë konfiskimin dhe misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj kërkesës së SHBA-ve për koment. Një kompani kineze e quajtur ‘SPDBFL No One Hundred’ mësohet se ka në pronësi anijen e ndaluar.
Është e fundit në një seri anijesh tregtare që janë bllokuar në ujërat e Gjirit në vitet e fundit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
85.8%
-
Jo
8.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1545
Lajme të tjera
-
Vrasja e kandidatit për president të Ekuadorit, Blinken: SHBA ofron 5mln $ për informacione
29 Shtator, 14:43
-
VIDEOLAJM/ Blinken kitarist, performon muzikë blues para turmës në DASH
29 Shtator, 14:31
-
Një foto nga SPAK, që flet më shumë se çdo fjalë!
29 Shtator, 12:08
-
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit
29 Shtator, 09:50
-
Para zgjedhjeve presidenciale, Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore
29 Shtator, 08:45
-
SHBA, vazhdon ngërçi për buxhetin në Kongres
29 Shtator, 08:11
-
Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump, kërcënim ndaj demokracisë
29 Shtator, 08:06
-
DASH dënon sulmin në Veri të Kosovës: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve serbë! Autorët të dalin para drejtësisë
28 Shtator, 19:40
-
Hetimet ndaj Presidentit Biden, seancë dëgjimore në Kongres
28 Shtator, 18:08
-
Ushtari Travis King kthehet në tokën amerikane nga Koreja e Veriut
28 Shtator, 12:50
-
S'ka festë pa Lionel Messin, Inter Miami humbet finalen e US Open Cup (GOLAT)
28 Shtator, 10:18
-
Kandidatët republikanë sërish në debat, mungon ish-Presidenti Trump
28 Shtator, 10:03