'Vatër' droge pranë Drejtorisë së Policisë! 26-vjeçari në Durrës: Nuk jetoj dot pa 'shiringë', më dhemb trupi! Nuk ia uroj askujt!

DURRES -Vetëm 50 metra larg shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe 200 metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë së qytetit të Durrësit, pallati i lagjes nr. 6, në rrugën “Prokop Meksi”, është kthyer në vatër droge e prostitucioni.

I dëmtuar nga tërmeti 5 vite me pare, pallati ende nuk i është nënshtruar rikonstruksionit për shkak të konfliktit që banorët kanë me firmën ndërtuese për mënyrën sesi janë kryer punimet. Që prej asaj asokohe, pallati i boshatisur gëlon nga njerëz që drogohen në mes te dites. Shiringat e hedhura gjithënadej jane deshmi e gjendjes alarmante.  Report tv arriti të marrë dëshminë ekskluzive të një 26-vjecari që drogohet në këtë pallat.

“Po të më thuash tani ik sajo lek për bukë, nuk sajoj kurrë! Po të më thuash ik sajo lek për drogë, dal direkt. Nuk jetoj dot pa të, më dhemb trupi. Nuk ia uroj askujt!”, tha ai.

Ndër të tjera tregon se lëndët narkotike i ka nisur në moshë të hershme dhe sot është totalisht i varur prej tyre.

“Unë e kam nis në moshën 12-13 vjeç me hashash, pastaj kam kalu tek ‘hunda’ dhe tani tek vigoni (heroina). E marrim të përgatisur, kushton 10-25 mijë lek, varet nga sasia. Unë dua të largohem nga kjo rrugë, por kush të ndihmon?! Unë dua të më shtrojnë në spital ose qendër rehabilitimi. Para dy vitesh e kishim një qendër por ajo u mbyll, tani na japin vetëm metadonin”, u shpreh 26-vjeçari.

Përgjatë vëzhgimit të Report Tv, në katet e para të pallatit konstatuam së paktën 10 perdorues droge. Ato që nuk mund të transmetohen janë katet e sipërme te pallatit, ku dyshohet se zhvillohet prostitucion. Pavarësisht ankesave të prindërve dhe banorëve të zonës, Policia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar kete veprimtari kriminale në mes të qytetit.

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2024 03:37

    Po nuk e morre vendimin me veten tende,s'ka spital,klinike e psikoanalist qe te te shpetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!

Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!