Transportuan 7 mln paund në 80 fluturime drejt Belgjikës, Greqisë e Shqipërisë, dënohen 3 shqiptarët në Angli

Një gjykatë angleze ka dënuar tre shqiptarë të cilët transportin parave cash në mënyrë ilegale jashtë Anglisë. Jak Kolicaj u dënua me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg ndërsa Faton Syberi 2 vite e 5 muaj burg për transportin e 7 milion stërlinave.

Një pjesë e parave të kapura nga oficerët

Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar NCA zbuloi se tre korrierët shqiptarë kishin ndërmarrë 80 udhëtime me arepolan për të transportuar paratë cash gjatë periudhës kohore Nëntor 2016 deri në Janar 2018.

Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç trasportonin korrierët e parave deri në aeroport duke pritue deri sa ata të përfundonin procedurat e check in.

Ky rrjet kriminal kishte rektuar edhe disa shtetas rumun si korrierë të cilët nga Anglia dërgonin paratë në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri.
Paratë fshiheshin në disa valixhe të modifikuara më një shtresë të dyfishtë.

Aaron Chappell, nga agjencia NCA tha se ky grup ndërmori një numër udhëtimesh jashtë Anglisë duke transportuar shuma të mëdha parash cash në drejtim të Shqipërisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 22/12/2018 16:06

    Ah mo shook. Anglezet e Kapin lepurin me qerre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë