Transvestiti Anxhela: Dua banesë
përgjithmonë, jo vetëm për tre ditë

Transvestiti Anxhela: Dua banesë<br />përgjithmonë, jo vetëm për tre ditë
Në ditët e ftohta dhe situatën emergjente që Tirana po kalon, tranvestitja Anxhela është strehuar në qendrën rezidenciale ne Kombinat.

E ndodhur në këto kushte ajo sërish kërkon të largohet nga qendra rezidenciale pasi kërkon që strehimi i saj të jetë i përhershëm dhe jo vetëm në raste fushatash.
 
Strehimi në qendrat sociale në këto ditë të ftohta, së bashku me zonjën e moshuar që qëndrojnë sëbashku para lulishtes së Parlamentit, duket se nuk e ka qetësuar Anxhelën.

Ajo aktualisht ndodhet në qendrën rezidenciale multidisiplinore në Kombinat. Edhe pse është ngrohtë dhe i sigurohet ushqimi, ajo sërish dëshiron të largohet, sepse edhe vetë pranon që ka probleme të të qëndruarit në komunitet.

"Dua të iki, nuk qëndroj dot më këtu, sepse unë jam një njeri me shumë probleme dhe nuk duroj dot. Për një ngacmim të vogël, nuk duroj dot, të shkosh në ekstrem të presësh duart...Janë në gatishmërinë time, por nuk qëndroj dot pasi dua të rri vetëm, ashtu siç më ka bërë nëna", thotë Anxhela. 

Anxela, së bashku me nënë fatimen kanë qenë të strehuara në qendrën sociale të Laprakës, por pas një konflikti me një person tjetër është larguar nga qendra dhe i është rikthyer stolit tek lulishtja para Parlamentit.

Kanë qenë punonjës të policisë bashkikae që e kanë sjellë sërish në një qendër sociale, ku vetë Anxhela, shprehet se strehimi në qendrën sociale ka qenë jashtë vullnetit të saj.
 
"Unë ika sepse për shkak të orientimit seksual atje ka plot homofobë, madje një nga ata ishte tepër homofob dhe kishte inat. Kur shkoja të haja bukë ai rrinte dhe më shikonte. Thoshte po të kisha shtetin në dorë, unë i vras. Megjithatë, unë nuk cenoj asnjë familje, nuk i kërkoj bukë kujt dhe asgjë". 

Transja Anxhela kërkon zgjidhje të problemit të strehimit të saj. Ajo kërkon strehë ku të fusë kokën, dhe këtë nuk e do vetëm për një ditë apo për një javë.

Paragjykimet që e shoqërojnë kanë bërë që ajo të mos sigurojë dot një banesë, edhe pse janë fondet për të marrë një shtëpi më qera.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE