Që prej ditës së djeshme Bashkia e Tiranës ka marrë masa për strehimin e personave në kushte rruge.
Kjo masë e marrë do të shmangë pasojat e kushteve të këqija atmosferike tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike.
Mbi 100 ka qenë numri i të pastrehëve që janë vendosur në qendrat sociale të kryeqytetit ndërsa në sy bie që edhe tranvestiti Anxhela dhe e moshuara e verbër për të cilën ajo kujdeset janë dy prej të strehuarëve.
Fotografia e tranvesitit Anxhela me të moshuarën është postuar nga kryeministri Rama në Facebook në një album ku sipas kreut të qeverisë tregohet gatishmëria e instancave shtetërore në të gjithë vendin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com