Tranvestitja në Eurosong, replika 
Pinderi-Tarifës: "Je homofobe!"

Tranvestitja në Eurosong, replika <br />Pinderi-Tarifës:
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i shoqatës së pro gay-ve LGBT në vendin tonë, Kristi Pinderi, ka reaguar përmes një letre lidhur me një status në Facebook të këngëtares Eneda Tarifa, e clia përbuzte këngëtaren austriake në Eurosong Conchita Wurst për homoseksualitetin e saj.
 
Në letrën e tij drejtuar Traifës, Pinderi dënon fjalët e thëna nga këngëtarja, ndërsa e akuzon atë për homofobi. Pinderi i cilëson fjalët e këngëtares si “jo të mençura” , ndërsa tregon historinë e një interviste që i ka marrë saj 7 vite më parë.
 
“Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti. Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mencura. Vetëm kaq doja të thoja. Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës Kult ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi.” shkruan Pinderi në letrën e tij.

eneda status me logo
(Në foto: Statusi në Facebook i këngëtares Eneda Tarifa) 

Këngëtarja Eneda Tarifa, në postimin e saj në Facebook, e kishte cilësuar si të pakëndshme vlerat që po pasqyron festivali Eurosong,  përmes këngëtares tranvestite të Austrisë, duke  sjellë debate të shumta në rrjetet sociale. 

Më poshtë letra e plotë e Kristi Pinderit drejtuar Eneda Tarifës:

E dashur Eneda,

Unë jam gej meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirë.

Të kam intervistuar njëherë. Isha zëvendës kryeredaktor i revistës KULT, ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohë.

Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjë. Të bëja pyetje e doja të të “mësoja” si të përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistë.

Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë…

Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti.

Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mencura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençura. Vetëm kaq doja të thoja.

Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës Kult ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi.
-- 
Kristi Pinderi



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve