Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në ikje Barack Obama. Një ditë pas fitores së zgjedhjeve, Donald Trump u ftua nga Obama në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar në lidhje me tranzicionin e pushtetit.

Donald Trump ishte nismëtari dhe përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë “Birther”, ku pretendohej se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu republikani Trump ka deklaruar hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur nga reforma në shëndetësi, “Obama Care”.

Zyrtarisht Donald Trump do ta marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm.

(er.nu/shqiptarja.com)