TIRANË – “Në këto 20 vjet, në Shqipëri nuk ka pasur sulme piratësh e as sulme barbarësh, por vetëm një politikë shkatërruese ndaj trashëgimisë kulturore. Nëse nuk e ndalim, nuk mbetet tjetër veç zhdukja e kësaj trashëgimie”. Kështu ka deklaruar sot, kryesocialisti Rama nga Durrësi, ku trashëgimia kulturore ka qënë tema e ditës për prezantimin e programit të PS-së.
“Nuk do lejojmë më që Kruja të shihet si gurore apo fushë rrotash për të prodhuar gëlqere”, - tha ai, - “ nuk do lejojmë më që Durrësi të shihet si plazh për bukë me vete në korrik e gusht, por si vendi ku romakët kanë ndërtuar amfiteatrin më të madh jashtë Romës. Vazhdojmë me Beratin e Gjirokastrës, që nuk kanë pse të jenë qëndra të papunësisë e të mizerjes, por ku bota konsideron, jo Shqipëria, por bota, konsideron se ka dy thesare të mëdha të vetat.
“Sot, ajo që është varfëria më kërcënuese për të nesërmen e shoqërisë sonë”, - theksoi Rama,-“ është varfëria e aspiratave dhe nuk do të ketë ndonjëherë ndonjë qeveri më të varfër sesa kjo në aspirata. Të ketë si aspiratë ndërtimin e këtyre farë soj rrugëve që po mbeten rrugëve, se janë ndërtuar me projekte mediokre, do të thotë jo vetëm të mos ndërtosh, port ë shkatërrosh duke marrë edhe borxhe për to”.
“Çfarë mund të thuash për Durrësin- ngriti pyetjen kryetari i PS-së, –“ nëse nuk garanton trashëgiminë kulturore të tij, nëse nuk garanton trashëgiminë natyrore të tij-detin? Dhe kur të dyja këto potenciale jo vetëm janë të pagarantuara, por edhe dëmtohen çdo ditë. Shih muzeon arkeologjik dhe portin e peshkimit, që tregon sa e verbër dhe destruktive ëshstë politika e qeverisë për këto potenciale”.
“Unë jam besimplotë se me votën e 23 qershorit”, - tha ai, që do të ndaljmë rrënimin e mëtejshëm dhe do të sjellim një dnrsyhim të qënësishëm për jetën kulturore të këtij qyteti. Projekti që ka bashkia e Durrësit dhe është prezantuar kaherë edhe në Konventë, për ndërtimin e një plazhi të ri është modeli i parë që ne duam të ndërtojmë qysh në vitin e parë të qeverisjes. Ndërtimi I plazhit të ri do të thotë të fitojmë territor të ri nga deti. Më tutje, në Butrint, një model i kërcënuar, mbjellja e pemëve ka garantuar mbrojtjen e konsiderueshme të atij territori e po të ishte vazhduar me të njëjtin vizion e përkushtim, sot pyjet do ishin shumë të mëdha në Butrint dhe vetë qyteti pranë i masakruar sa s’ka më keq, o Zot, Saranda, s’do ishte në atë gjendje”.
Rama detajoi më pas idenë e PS-së për të financuar kulturën, sportin, duke përfshirë aty është edhe çështjen e shumëdiskutuar të lotarisë kombëtare. “Lotaria kombëtare është një lojë ku publiku merr pjesë, ku publiku jep para, një lojë bixhozi ku paratë përsëri i merr publiku, jo individi, siç ndodh në ato qindra pika bastes që po shkatërrojnë të rinjë me lojëra me frena të trukuara. Edhe vende të zhvilluara e përdorin lotarinë kombëtare”, përfundoi Rama, për të investuar në fusha jo emergjente, por në të tilla, si sport e kulturë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com