Trashëgimia, me rrënimin e Kalasë 
së Beratit po zhduken dhe kalldrëmet

Trashëgimia, me rrënimin e Kalasë <br />së Beratit po zhduken dhe kalldrëmet
TIRANE- Pas denoncimit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për shembjen e mureve të Kalasë së Beratit, njëri nga anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat, Namir Lapardhja rrëfen në një intervistë për “Shqiptarja.com” se rrëzimi dhe dëmtimi i mureve të Kalasë nuk është i pari dëm i madh në trashëgiminë kulturore të Beratit. Edhe pse sipas tij mirëmbajtja e monumenteve varet nga Ministria e Kulturës dhe qeveria qendrore e pushteti lokal, në bashkinë e Beratit këshilli ka debatuar për çështjen e rrënimit të mureve të kalasë.
 
Si qytetar i Beratit, cilat janë marrëdhëniet tuaja me kalanë, si e vlerësoni këtë monument historik?
Si për çdo beratas, monumentet historike, pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, janë njëkohësisht pjesë e krenarisë sonë, qoftë individuale, qoftë kolektive, dhe kjo na ka bërë më tepër të angazhuar për të reaguar dhe për të qenë vigjilent në raste të cenimit të kësaj trashëgimie. Në këtë kuptim, nuk ndihemi mirë kur kjo pasuri dëmtohet ose lihet pas dore, qoftë edhe në mënyrë të paqëllimshme, ose duke neglizhuar në investime për ruajtjen dhe konservimin e tyre.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin