Trashëgimia kulturore, 590 mijë dollarë nga BE për 11 OJQ, zbatimi brenda vitit! Ja cilët janë fituesit

Këtë të hënë në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës, janë shpallur 11 fituesit, për thirrjen e parë publike në programin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në përgjigje të tërmetit të Shqipërisë 2019, 2020-2024”. 

“Qëllimi i këtij granti është që të vitalizojmë dhe të promovojmë zhvillimin socio-ekonomik të zonave që u prekën nga tërmeti., thotë Drejtuesja Vendore e UNOPS-it, Pamela Lama.

“Ky projekt zë fill në një ngjarje shumë tragjike të ndodhur dy vite e gjysmë më parë. Ne vumë në dispozicion 40 milionë euro grante nga BE, jo thjesht për të rindërtuar, rivitalizuar dhe restauruar disa nga sitet arkeologjike të mrekullueshme të dëmtuara, por duke parë edhe përtej saj, duke investuar në të ardhmen e këtyre siteve, duke i bërë tërheqës për vizitorët” thotë Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së  në Shqipëri, Hubert Perr.

Granti prej 590 mijë dollarësh, është shpërndarë në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës dhe Krujës.

“Kjo mbështetje kaq gjeneroze që na erdhi nga Bashkimi Evropian nuk mund të mos kishte ndodhur, nëse nuk do të kishim qenë të aftë të kanalizonim prioritetet”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ndërsa organizatat e shoqërisë civile dhe OJQ-të fituese, kanë prezantuar projektet përkatëse.  Projekti më i shkurtër do të zgjasë 8 muaj, ndërsa afati maksimal i zbatimit është një vit.

Fituesit:

  • 1.    Cultural Heritage without Borders – Albania (Project “Heritage Empowering and Learning Platforms” project)
  • 2.    HELP - Help Hilfe zur Selbsthilfe (Project “Revival of Local Traditional crafts in Kavaja”)
  • 3.    “Udhëtim i Lirë - Liberi di Viaggiare” (Project  “Creative culture-based Durrës heritage development”)
  • 4.    TID Kruja (Project “And tradition continues in Kruja”)
  • 5.    PROGRESS Foundation (Project “Artisans Between past and future”)
  • 6.    Joscelyn Foundation (Project “Restoration of craft tradition”)
  • 7.    AULEDA – LOCAL ECONOMIC DEVELOPMENT AGENCY (Project “Routes4culture”)
  • 8.    URI (Project “Artisans for Cultural Heritage – ArtCult”)
  • 9.    Qendra “DURRESI AKTIV” (Project “When the Past meets the Future - Durres Cultural Heritage revitalization”)
  • 10.  Qendra ESN AL (Project “TourAZZO - Promotion and valorisation of cultural heritage as a driver of tourism and socio-economic development in Durrës”)
  • 11.    Instituti i Politikave Publike dhe Private (Institute of Public and Private Policies) (Project “3E “Explore - Experience – Enhance Cultural Tourism in the post-earthquake area”)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve