Trashëgimia kulturore përmes
fotografisë, nisma më e re 

Trashëgimia kulturore përmes<br />fotografisë, nisma më e re 
Trashëgimia kulturore është dëshmues i vlerave dhe traditave, që pasqyrojnë dhe i japin formë kulturës dhe identitetit kombëtar.

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ka nisur një fushatë sensibilizuese fotografike, duke identifikuar objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj fushate është që të rinjtë të njihen me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si edhe të identifikojnë ato objekte të cilat kanë nevojë për restaurim.

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane fton të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke vizituar një objekt të trashëgimisë kulturore dhe duke e sjellë atë nga perspektiva e fokusit të aparatit nëpërmjet fotografive.

Bëhu pjesë e nismës tonë! Vizito një objekt të trashëgimisë kulturore këtë verë”, është apeli i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, në këtë nismë që synon promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë