Trashëgimia natyrore në një libër, Perikli Qirjazi: Shpella e Pëllumbasit, të kthehet në muze

Në çdo vend të kulturuar “Trashëgimia natyrore kombëtare” cilësohet edhe trajtohet si e shenjtë, sepse me të është i lidhur identiteti kombëtar, zhvillimi ekonomiko-shoqëror edhe e ardhmja e brezave. Prandaj, mbrojtja e këtyre vlerave unikale është detyrë për shtetin, studiuesit, shkollën, menaxhuesit, OJF-të, të gjithë. Por, këto vlera mund të cilësohen edhe trashëgimi botërore, sikundër vendi ynë ka të regjistruara disa site edhe objekte. Në një intervistë për kamerën e “Report Tv” profesor Perikli Qirjazi rrëfen punën që ka bërë për evidentimin e këtyre vlerave, por edhe se cila është gjendja e tyre.

Profesori flet edhe për listën e trashëgimisë botërore, ku bën pjesë edhe liqeni i Ohrit, i cili ka qenë ndër sitet e para që u regjistrua në këtë listë, që në vitin 1979. Por, dosja u përgatit nga ish-Jugosllavia e asaj kohe, ndërsa vendi ynë nuk kërkoi që të përfshihej edhe pjesa shqiptare në këtë listë

Për ta formalizuar këtë status vetëm për pjesën tonë, kohët e fundit i është përgatitur dosja dhe është çuar Komunitetin e Trashëgimisë Botërore edhe së shpejti besoj se do të formalizohet.

Perikli Qirjazi, Profesor

Perikli Qirjazi

Profesori shton se parku kombëtar i Lurës tashmë është  dëmtuar shumë dhe ripërtëritja e tij është e pamundur edhe e vështirë. Por ashtu edhe Shpati Perëndimor i Malit të Tomorit është shkatërruar për shkak të nxjerrjes së gurit dekorativ.

Edhe sitet e trashëgimisë natyrore botërore, por edhe ato kombëtare në mënyrë të veçantë janë ekspozuar ndaj veprimtarisë shkatërruese denatorizuese të shoqërisë njerëzore. Janë jo të pakta dëmet që kanë pësuar sitet e trashëgimisë sonë. Unë do t’ju përmendja vetëm disa, por për fat të keq ato janë shumë. Parku Kombëtar i Lurës një nga krenaritë e vendit tonë për bukuritë edhe madhështinë e saj tashmë ka vetëm emrin si park kombëtar, sepse është shkatërruar, djegur edhe prerë... Studiuesit propozojnë që t’i hiqet statusi. Ka edhe objekte të tjera që janë shkatërruar si shpati perëndimor i malit të Tomorrit, që është pjesë e Parkut Kombëtar të Tomorrit, aty është kthyer për nxjerrjen e gurit dekorativ. Ka vlera ky gurë edhe duhet shfrytëzuar, ambientalistët s’janë kurrë kundër zhvillimit, por jo duke dëmtuar vlerat e papërsëritshme që ka ky park. Mënyra sesi është shfrytëzuar është mënyrë barbare, që ka krijuar shkretëtira të vërteta gurore, duke cenuar vlerat e jashtëzakonshme edhe të papërsëritshme.

Perikli Qirjazi, Profesor

Qirjazi prej vitesh po punon edhe për një projekt, që Shpella e Pëllumbasit të kthehet në muze. Ai na rrëfen projektin, që synon që të kthejë Tiranën në qendër turistike gjatë gjithë vitit

Me shpellën e Pëllumbasit merrem që prej vitit 1994. Banorët vendas na kanë sinjalizuar për rëndësinë e saj. Për këtë patëm dijeni e grupeve spereologjike italiane, me të cilën bëmë planimetrinë e saj. Shpellat konsiderohen tempuj të natyrës, sipas ligjit tonë të zonave të mbrojtjes, kur janë mbi 5-6 metra të thella shpallen monumente të natyrës. Por kjo shpellë ka dy vlera të jashtëzakonshme, që nuk i kanë shpellat e tjera të vendit tonë. Në të ka jetuar ariu i shepllave, nga dhjetë mijë vjet deri në katërqind mijë vjet më parë. Si kjo shpellë janë vetëm 5-6 të tilla në Europë, që kanë eshtra të arinjëve të shpellave. Për këtë simotrat janë kthyer në muze për turistët, por shpella jonë ka edhe një vlerë më të madhe, sepse në të ka jetuar edhe njeriu nga paleoliti i vonë deri në mesjetën e hershme.

Perikli Qirjazi, Profesor

Monumentet e natyrës në vendin tonë përbëjnë vlera të papërsëritshme. Janë tempuj të natyrës. Ne kemi pasur 766 monumente të natyrës, nga një rivelim i bërë para pesë viteve ekzistonin vetëm 697 monumente të tilla. Nëse bëhet një rivelim tjetër sot, do të jenë edhe shumë më pak se 687 monumente në natyrë, duke na bërë që të humbasim vlera të pakthyeshme jo vetëm shkencore, por edhe kulturore, didaktike e sidomos turistike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave