Trattoria Meloni, hapet në Shëngjin! Mediat italiane jehonë hapjes së restorantit të Gjergj Lucës dedikuar kryeministres italiane

Lezhe- Giorgia Meloni në çdo version! E buzëqeshur, enigmatike, e inatosur deri tek Giorgia fëmijë e adoleshente. Mediat italiane i bënë jetonë hapjes së restorantit të Gjergj Lucës dedikuar kryeministres italiane që u hap mbrëmë në Shëngjin.

Më shumë se restorant është një galeri ku në çdo ceptë murit varen portrete të kryeministres italiane Giorgia Meloni realizuar me mjeshtëri nga Helidon Haliti. Një ekspozitë të tillë do e kishin zili shumë kryeministra të botës.

“Për të demonstruar shpirtin e saj që nuk e kemi parë tek politikaënt tanë” thotë Gjergj Luca për gazetarët italianë të Tg 4.

Një grup gazetarësh të televizionit Italian ishin atje për të parë nga afër restorantin e dedikuar kryeministres Italiane.

Vendndodhja?
Shëngjin. Tashmë të gjithë italianët e njohin si vendi ku do të ngrihen dy kampet që do të presin emigrantët pas marrëveshjes së firmosur mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

“Nëse doni të krijini një pjatë miske mes Giorgio Luca e Giorgia Meloni e të quhet ‘Giorgini” unë jam gati u thotë ai gazetarëve duke qeshur.

Sipërmarrësi shpreson një ditë që vetë kryeministrja italiane të jetë atje, si kliente për të konsumuar specialitetet që ofron tratoria me emrin e saj. E nëse do të ndodhte kështu sigurisht që tavolina do të ishte falas.

“Unë jam i dashuruar me Melonin u thotë Gjergj Luca gazetarëve italianë.

Edhe gazeta e përditshme italiane, 'il Mattino' online publikoi një shkrim dedikuar restorantit në Shëngjin. 

Ajo nuk do të ketë (të paktën tani për tani) vilën në Shqipëri për të cilën kemi lexuar ditët e fundit, por Giorgia Meloni tashmë ka një vend ku të ndihet si në shtëpinë e saj në Shëngjin, shkruan Il Mattino. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lluc Bocchinaro: 23/08/2024 14:35

    Sahan lepires i klasit Olimpic! Pse sja vure me mire Ivanka, Melania ose Kamala, te pakten do te kishin nxjerre kete foton me lafshen e derrit te New York Times!

    Përgjigju
  • LORA: 23/08/2024 09:01

    Lajm i bukur.

    Përgjigju
  • gjergji: 22/08/2024 12:55

    bravo Luca ajo eshte yll bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit