Pasi KLSH ka zbuluar shumë shkelje, që nga mungesa e frigoriferëve të morgut, deri tek ilacet e skaduara në farmaci dhe në pavione të spitalit të Traumës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë, shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Traumës Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorët e tjerë.
Sipas KLSH, drejtuesit nuk kanë siguruar kontrollin e brendshëm për të gjitha proçeset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave, materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Nga auditi doli se në magazinën e farmacisë u gjetën barna të skaduara në vlerën 9,2 milionë lekë.
“Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit”, shkruhet në raportin e KLSH-së.
Në raport thuhet se gjithashtu në farmaci, gjenden sasi të madha ilacesh që nuk kishin vulën e kuqe me mbishkrimin “Për përdorim spitalor ndalohet shitja”, përcaktim ky me ligj. Boja që përdorët për stampimin e vulës të jetë me ngjyrë të kuqe që nuk fshihet.
Një tjetër shkelje, në zyrën e kryeinfermierit. Materiale ortopedike të llojit Proteza dhe Sinteza, në vlerën ekonomike 35,228,087 lekë, që prokurohen me marrëveshje përgjatë një viti, dhe që duhej te ishin ne farmacinë e SUT u gjetën në zyrën e kryeinfermierit. Ndër të tjera, ashtu siç Report Tv raportoi një ditë më parë, KLSH konstatoi se në Spitalin e Traumës nuk ka frigorifer-morgu, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në spital.
Më tej në raportin e KLSH, thuhet se magazina e mallrave të spitalit nuk plotëson asnjë kusht për ruajtjen e barnave.
“Barnat nuk duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë dhe muret e të kenë hapësirë të përshtatshme për të lejuar pastrimin dhe inspektimin’, vlerëson KLSH..

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.5%
-
Jo
25.9%
-
S'i dihet
12.7%
Vota total: 2268
Lajme të tjera
-
Strategjia 2024-2030/ Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë! Ministria: S’mjafton për të dalë nga varfëria, të rritet vlera! Do rishikohet edhe sistemi i pikëzimit
28 Nëntor, 13:31
-
'Babai në burg, i biri në intubim!' Arrestohet pronari i benzit të aksidentuar në Sarandë, i dha djalit 14 vjeç makinën, me 2 shokët e mitur përfundoi në përrua
22 Nëntor, 08:26
-
‘Marshimi i fjongos blu’, 9 vjeçari rom asnjë klasë shkollë! Dhjetëra telefonata në ditë për raportime dhune apo shfrytëzimi, katër ministri pakt për mbrojtjen e fëmijëve
20 Nëntor, 17:09
-
Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj merret nesër në pyetje, njihet me masën 'detyrim paraqitjeje'! Shkeljet për të cilat e akuzon SPAK
19 Nëntor, 14:10
-
Ministrja Koçiu: Mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale janë kryer nga fillimi i vitit, 12.303 prej tyre të një kompleksiteti të lartë
18 Nëntor, 11:01
-
Qytetarët protestë para ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese: Mungon trajtimi për sëmundjet e rënda
16 Nëntor, 18:42
-
Zhurmat 'shurdhojnë' qytetet, ligji për ndotjen akustike mbeti në letër, nuk u zbatua siç duhet nga ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë
16 Nëntor, 16:54
-
Shëndetësia 2024/ 100 çifte do përfitojnë nga fertilizimi invitro në shtet! Paruke e protezë falas për gratë me kancer gjiri! Prindërit kërkojnë ilaçe për fëmijët me fibrozë cistike
15 Nëntor, 18:49
-
Në 2025-2026 ulen përfituesit e ndihmës ekonomike, rritet punësimi dhe pagat për arsimin dhe shëndetësinë! Transport falas për nxënësit dhe mësuesit
9 Nëntor, 16:27
-
Ndotja e ajrit nga makinat, raporti: Mosha mesatare e mjeteve nuk është ulur, dominon nafta
1 Nëntor, 07:19
-
Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish sekretaren e përgjithshme dhe 3 zyrtarëve të tjerë
19 Tetor, 15:04
-
Rezerva materiale e shtetit 'në ajër' raporti: Kuadri ligjor i paqartë për administrimin
13 Tetor, 12:48
Ktu e ka ber inagurimin rama me koh prandaj esht kjo situate
PërgjigjuKLSH edhte kthyer ne nje institucon inventarizues, numeron pajisje dhe frigotiferet e morgut krevat luget dhe pirunet neper spittale, ka ndryshuar skeme dhe forme duke marre ciliminj ne pune dhe ne antiteze me kohen e te nadhit Leskaj
PërgjigjuTi kush je, burri drejtoreshes?
A ekziston njeri ne shqiperi qe nuk vjedh?dhe kete e mendoj serjozisht!
PërgjigjuJo!E kemi në gen!