'Trauma, sëmundje, miqësi dhe dashuri', jeta e 60 studentëve nga e gjithë bota të izoluar në një bodrum të Ukrainës: Të evakuohemi të gjithë bashkë
Studentët të strehuar në bodrum
Të patën 60 studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët nuk mundën të evakuoheshin nga Ukraina pas sulmit rus, kanë kaluar tetë ditët e fundit të mbyllur në një bodrum. Samuel Otunla është një i ri, i cili aspiron të bëhet veteriner, por lufta i dha një tjetër rrjedhë studimeve dhe ëndrrave të tij. Në një rrëfim për BBC, ai i ka përshkruar ditët e fundit si traumatike.
I mbyllur në një bodrum me pluhur me miqtë e tij të universitetit, ai tregon se së bashku kanë ndarë gjithçka, në mënyrë që ta bënin më të lehtë për njëri-tjetrin situatën e vështirë emocionale që po kalojnë.
"Gjatë tetë ditëve të fundit, ne kemi përjetuar trauma, sëmundje, stres dhe lodhje por, në mes të gjithë kësaj, ne kemi përjetuar edhe miqësi dhe dashuri. Ne kemi ndarë vakte, medikamente, batanije dhe dyshekë me njëri-tjetrin, kemi luajtur lojëra së bashku, jemi lutur së bashku dhe kemi qeshur së bashku”, rrëfen ai.
Ai shprehet se ditët e fundit të gjithë kanë ngecur në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, që nga shpërthimi i konfliktit. Ata shpresojnë për një evakuim sa më të shpejtë, moment të cilin duan që ta përjetojnë së bashku, njësoj siç kanë kaluar çdo moment që nga sulmi rus.
"Ne nuk kemi qenë në gjendje të largohemi. Hekurudha është mbyllur, rrugët kryesore janë kryesisht të paarritshme," tha ai. "Por më shumë se çdo gjë, ne duam të evakuohemi së bashku", shtoi ai.
Samuel Otunla është një nga 60 studentët ndërkombëtarë, së bashku me ukrainasit dhe stafin e hostelit, të cilët rrethohen nga sirenat e luftës, ndërsa shpresojnë që e ardhmja të jetë ndryshe.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh
2 Prill 2024, 19:28
-
Erdogan: Turqia, e gatshme të organizojë samitin për paqe mes Moskës dhe Kievit
8 Mars 2024, 21:35
-
Raketa ruse mesazh për Mitsotakis? Publikohen detaje nga vizita e kryeministrit grek në Ukrainë
7 Mars 2024, 15:26
-
Mundësia për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, Macron-vendeve të NATO-s: Nuk është koha për t’u treguar frikacakë
5 Mars 2024, 20:20
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt 2024, 19:56
-
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për destabilizuar Evropën! Përmendet edhe Kosova
20 Shkurt 2024, 16:32
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: Ne nuk i shesim armë vdekjeprurëse Moskës! Media: Luftëtarët e parë amerikanë F-16 në Kiev në qershor
18 Shkurt 2024, 08:42
-
Paralajmërimi i fortë i Joe Biden: Nëse ne nuk ndalojmë Rusinë, lufta zhvendoset në vendet e Ballkanit
21 Janar 2024, 18:19
-
Thuajse 2 vite nga pushtimi rus, Kievi gati të rihapë aeroportin ndërkombëtar
2 Dhjetor 2023, 18:13
-
Lufta/Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore
19 Shtator 2023, 09:43
-
Rusia sulmon portet ukrainase në Danub
3 Shtator 2023, 22:51
-
Lufta/ Moska: Shkatërruam 3 dronë duke u përpjekur të godasin urën e Krimesë! Zelensky: Ne po përparojmë
2 Shtator 2023, 07:34