TIRANE - Të jesh këmbësor në rrugët e qyteteve tona, në çdo moment je i rrezikuar. Në viza të vardha, me semafor jeshil, apo edhe në trotuar, drejtuesit e mjeteve nuk kanë mëshirë. Nuk respektojnë sinjalistikë, rregulla, kalimtarë dhe aq më pak, fëmijë apo të moshuar. Kjo bën që rrugët e vendidit të përgjaken përditë, duke i shndërruar shifrat e aksidenteve me vdekje dhe të plagosur, në bilanc lufte.
Vetëm dje, katër persona janë plagosur në Tiranë dhe Kuçovë, ku mes tyre, dy në gjendje kritike për jetën dhe konkretisht, në fëmijë 4 vjeç dhe një grua 60-vjeçe. Kështu, dje rreth orës 15.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para derës hyrëse të Presidencës, dy automjete janë përplasur, duke lënduar 2 persona të cilët po kalonin nga njëra anë e bulevardit në tjetrën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ato të rendit, duke dërguar në Spitalin Ushtarak dy të dëmtuarit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq uniformat blu kanë ndaluar shoferët. Megjithëse zona ku kanë kaluar dy këmbësorët nuk ka viza të bardha e as semafor, edhe mungesa e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve ndaj kalimtarëve ka qenë thuajse zero, duke shkaktuar kështu dhe aksidentin.
Po dje në mesditë, një grua është plagosur në unazën e Tiranës, pranë Arkivës së Shtetit. Një grua 60 vjeçe, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, teksa zbritur nga trafikndarësi për të kaluar në anën tjetër, sështë përplasur nga një autoveturë, e cila drejtohej nga një femër. Kalimtarët që ndodheshin aty kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë dërguar të moshuarën në Spitalin Ushtarak, ku sipas policisë, ndodhet në gjëndje të rëndë. Ndërsa drejtuesja e autoveturës tip “Fiat”, as nuk ka denjuar t’i japë ndihmën e parë, por është larguar nga vendngjarja. Menjëherë forcat e policisë së komisariatit numër 3, janë vënë në ndjekje të makinës, por deri në orët e mbrëmjes së djeshme, nuk është njoftuar për ndalimin e saj.
Aksidenti më tragjik ka ndodhur në Kuçovë, dje rreth orës 17.00, kur një makinë tip “Volksëagen Golf”, ka përplasur një fëmijë 4 vjeçe. Vogëlushi me inicialet L.L., sapo ka dalë nga një dyqan në lagjen “11 Janari” të Kuçovës, është përplasur nga autovetura e cile, edhe pse ishte në zonë të banuar, ecte me shpejtësi të madhe, mbi normat e lejuara. Menjëherë fëmija është nisur për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku deri dje në mbrëmje ndodhej në gjëndje koma, për shkak të goditjeve të pësuara në kokë e trup, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e autoveturës, Maringlen Lame, 21 vjeç. Kështu, brenda ditës së djeshme, 4 veta, 2 prej të cilëve nuk e kanë kaluar ende rrezikun për jetën, janë aksidentuar nga makinat, në tri aksidente, që të gjitha, të shkakruar nga pakujdesitë e shoerëve të tyre.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 5 maj 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com