Tre aksidente rrugore në Pogradec
e Laç, 3 të vdekur e 2 të plagosu

Tre aksidente rrugore në Pogradec<br />e Laç, 3 të vdekur e 2 të plagosu
POGRADEC- Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i tre aksidenteve rrugore një në Pogradec dhe dy në Laç.
 
Në qytetin Pogradecit një automjet tip “Benz” me targa PG 5287P që drejtohej nga shtetasi me iniciale, Renato Finjaku, teksa po udhëtonte në afërsi të “Bllokut të vilave” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur dy kalimtare.
 
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi, Bashkim Pera, 55 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe një tjetër kalimtar.
 
Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë me makina drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
 
Ndërkohë po pasditen e sotme një 74-vjeçar teksa udhëtonte me biçikletë në aksin Laç- Patok, është përplasur me një autoveturë.
 
Për pasojë i moshuari, Gjon. K ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin.
 
E ndaluara është shtetasja, Drita Dashi, ish-drejtoreshë e Arsimit në rrethin e Laçit.
 
Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ORA 20:00 KURBIN, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KALIMTAREN
Një tjetër këmbësore ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme teksa është përplasur nga një makinë në afërsi të Skurjave në aksin Rrëshen-Milot.

Mësohet se Dava Marku, 70 vjeç, i ka prerë rrugën një automjeti tip fugon me targa të Tiranës. Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën pavarësisht përpjekjes së drejtuesit me mjetit për ta çuar në spital.
 
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa ka ndalur edhe drejtuesin mjetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan