Lezhë- Poezitë e Prec Zogajt u interpretuan në skene nga tre prej emrave më të njohur të teatrit shqiptar, Yllka Muja, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia.

Përmes interpretimit skenik, ato sollën kujtimet dhe reflektimet që përshkojnë krijimtarinë e pasur te poetit.

Preç Zogaj e cilësoi mbrëmjen si një përjetim të rrallë artistik, ndërsa vlerësoi interpretimin e aktoreve dhe vëmendjen e publikut.

Këngë të krijuara mbi tekstet e tij, të interpretuara ndër vite nga Frederik Ndoci, u rikthyen për publikun.

Në këtë mbrëmje artistike nuk munguan as vlerësimet për kontributin në kulturën shqiptare.

Në sallën e Pallatitt e Kultures çdo varg dhe çdo interpretim u prit me duartrokitje, duke e kthyer mbrëmjen në një takim të veçantë mes poetit, aktorëve dhe publikut.